Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Forcat e Armatosura nisin shpërndarjen e ndihmave me helikopter

Nga Klodiana 0

Forcat e Armatosura kanë nisur me helikopter  shpërndarjen e ndihmave ushqimore  për banorët e fshatrave Arrën dhe Kalis në Kukës.

Ndihmat e shpërndara për banorët e këtyre fshatrave të izoluar janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo emergjence dhe vijojnë shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të thella.

Gjithashtu,  Forcat e Armatosura janë të angazhuara edhe në hapjen e rrugëve rurale që janë ende të bllokuara nga bora.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>