Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Foltorja e Kuvendit, atje ku shahet, fyhet e ku lëshohen akuza të frikshme

Nga Media 0

Një histori përmes fotografive, nga plagosja e Azem Hajdarit tek  kërcimi i Ilir Metës mbi foltore drejt e në tavolinën e kryetares së Kuvendit.

parlament5

E shihni këtë burrë që si zemërluan është sulur drejt podiumit të ministrave e të kryetares së Kuvendit. Është Ilir Meta, tetë vjet më parë, kur Berisha dhe Rama po miratonin me konsensus reformën zgjedhore, e cila penalizonte LSI-në. Është një ndër ngjarjet e dhunshme në këtë foltore. Sot, Ilir Meta është ulur në poltronin e kryetarit të Kuvendit dhe prej andej bën thirrje për qetësi e dashuri, kur grinden Rama e Berisha. Me siguri e ka harruar atë kohë, kur i duhej të dilte shpesh në atë foltore për t’u përballur herë me njërin e herë me tjetrin, në rastet kur i kishte kundërshtarë.

Në këtë foltore kanë ndodhur shumë ngjarje. Është vendi  ku villet vrer, ku shahet e fyhet, ku rrihen me grushta  e ku kanë ndodhur dhe plagosje. Deputetë, ministra e kryeministra lëshuar akuza të frikshme e nuk kanë lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit edhe për familjarët e tyre.

Padyshim që një ndër ngjarjet më të frikshme të ndodhura në atë foltore është plagosja e themeluesit të PD-së, ish-deputetit të kësaj partie, Azem Hajdari. Ka ndodhur në vitin 1997, ku pas një debati të ashpër me deputetin e PS-së, Gafur Mazreku, ky i fundit e qëlloi me armë.

Më pas të tjera sherre të rënda kanë ndodhur në atë foltore, vendi  që dëshmon një histori të frikshme të një fjalori të shthurur. Një histori e shkurtër e shrrnajave vjen përmes fotografive të publikuara nga regjizori Saimir Kumbaro.

sherr-gafuri-me-azemin

parlament2

parlament4

parlament-1

parlament6

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej