Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

FMN jep OK për buxhetin 2017 me kusht që të mos krijohen detyrime të reja të prapambetura

Nga Klodiana 0

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe shefja e Misionit të FMN-së, Anita Tuludhar, dhanë sot një deklaratë për mediat, ku bënë publike dakordësinë e arritur për parametrat kryesorë të buxhetit 2017.

“Patëm dakordësi të plotë me misionin e FMN-së për buxhetin 2017. Pati debate të vështira, por produktive. Sot jemi në të tretin vit radhazi me rritje ekonomike, e cila do të përshpejtohet më 2017, me 3.8% dhe do të kalojë pragun e 4% në perspektivë”, tha ministri Ahmetaj.

Shefja e Misionit të FMN, Anita Tuladhar, tha se arriti një marrëveshje me qeverinë për buxhetin 2017 dhe politikat bazë, duke i  kushtëzuar me zgjidhjen e detyrimeve të prapambetura që mund të krijohen rishtas. Buxheti 2017 ka synim një suficit primar me 0.7 % të PBB dhe qeveria është angazhuar për të pasur një paketë fiskale, tha ajo.

Tuludhar tha se, Qeveria do të realizojë kursime permanente nga buxheti i vitit 2016, sidomos nga vendet e paplotësuara. Qeveria do të rrisë pagat, por pa ndryshuar fondin në buxhet në raport me PBB.  Buxheti për pushtetin lokal do të kushtëzohet me zgjidhjen e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga bashkitë.

Nga ana tjetër qeveria qendrore duhet të forcojë mbledhjen e tatimit mbi pronat, tha ajo. Një mison i FMN do të vijë në muajin janar dhe për të përfunduar shqyrtimin e nëntë dhe të dhjetë të marrëveshjes trevjeçare.

Ndërsa ministri Ahmetaj shtoi se rritja ekonomike do të ndikohet nga investimet e huaja në energjetikë, stabilizimi i partneritetit tregtar dhe reformat strukturore në kuadër të integrimit në BE. Ai tha se programi me FMN ka arritur objektiva të mjaftueshme dhe ka rritur besimin në ekonomi. Një nga arritjet kryesore të programit është ekuilibri fiskal. Borxhi publik më 2017 do të ulet me 3%. Janë marrë një sërë masash konkrete për stabilizimin e sektorit financiar, shtoi ai.

Në vijim të ndryshimeve, buxheti i vitit 2017 është buxheti i financimit të reformave të rëndësishme strukturore, investimeve dhe produkteve për çdo sektor për ekonominë dhe qytetarët, tha ministri.

Buxheti i 2017 do të jetë në vijat e programit me FMN me një deficit 2% dhe me një balancë primare pozitive me 0.7%, për herë të dytë pas 2016-s, ku balanca pritet të jetë 0.4% e PBB.

Ahmetaj tha se mbetemi të angazhuar për stabilitetin e financave dhe implementimin e reformave. Kemi sfida si vit elektoral sidomos me zbatimin reformës në drejtësi, përfundoi ai.

/monitor.al

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>