Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Flet kirurgu shkodran që u godit me grusht nga burri i pacientes

Nga Media 0

Kirurgu nga Shkodra, Besmir Grizhda, i cili u dhunua nga bashkëshorti i njërës nga pacientet e tij një ditë më parë, ka treguar versionin e tij të ngjarjes. Ai tha se jo vetëm që e ka trajtuar në mënyrë speciale pacienten, por edhe i ka blerë ilaçe nga xhepi i tij.

“Kam pasur një konflikt me një familjar të një paciente që e trajtojmë rregullisht. Bashkëshorti i saj ka pretendim se i zgjatet trajtimi ndërkohë qe ai ka kartelë psikiatrike! Për më tepër nuk ia merr mjekimin bashkëshortes. Pacienten e kam trajtuar sipas protokolleve më të mira, biles duke i siguruar edhe medikamente privatisht meqë kishte me marrë mjekim për shumë kohë dhe e kam ndihmuar sado pak! Për më tepër kjo paciente është e para që merr me rimbursim një ilaç të shtrenjtë shumë! Për më gjatë zyrtarisht do reagojë edhe spitali i Shkodrës. Falenderoj ata që më kanë mbështetur dhe janë solidarizuar me mua” –tha doktori.

Ditën e djeshme Besmir Grizhaj 32- vjeç u qëllua me grusht nga Ali Kopliku. Më pas mjeku ka bërë denoncim pranë komisariatit të Shkodrës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej