Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Flet gruaja e Agim Arapit: S’kemi lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit

Nga Media 0

Bashkëshortja e tregtarit në Durrës, Agim Arapi, i cili mbeti i vrarë në prill të vitit 2017, thotë se familja e saj nuk ka lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Për vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 2017 u akuzua i riu që mbeti i vrarë dje Jurgen Kurti, por Vjollca Arapi shprehet se familja e saj ka kërkuar drejtësi për bashkëshortin dhe se 3 fëmijët i ka në Itali.

Gjithashtu Vjollca Arapi shpreh keqardhjen për nënën e Jurgen Kurtit.

“E dëgjova në media për vrasjen. Më erdhi keq, se ishte djalë i ri. Keqardhje për nënën e tij që i iku djali dhe i them se unë dhe familja ime s’kemi lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time dhe bëri kontroll. Më morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk  u vu në vend për bashkëshortin tim, sepse u ble me para.” – tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit për “BalkanWeb”.

Download 3 905x395
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej