Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Firmoset nesër koalicionin opozitar, ja cilat parti pritet të nënshkruajnë krah PD

Nga Ejona 0

Nesër në orën 09.00,  Partia Demokratike  nis firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar. Me koalicionin e PD bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

Opozita e bashkuar është shprehur vazhdimisht e vendosur se pa largimin e Edi Ramës nuk mundet dhe nuk do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Ata e akuzojnë kryeministrin dhe qeverinë që drejton si manipuluese të vullnetit të popullit duke i blerë votat osse duke i siguruar ato përmes shantazheve.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme opozita shpalli edhe protestën kombëtare të radhës e cila do të zhvillohet me datë 11 maj në orën 18:30 dhe që do të jetë e 4-ta e këtij lloji. Gjithashtu eksponentë të rëndësishëm brenda opozitës kanë paralajmëruar jo pak herë se nëse qeveria do të guxojë të shkojë e vetme në zgjedhje, ajo do t’i bllokojë qendrat e votimeve duke mos përjashtuar as mundësinë e krijimit të një konflikti civil.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej