Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Filmi “Memory” i regjisorit kosovar me 20 prill premierë botërore në SHBA

Nga Klodiana 0

Një tjetër emër që lartëson filmin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Do të jetë filmi me metrazh të shkurtër “Memory” të regjizorit nga  Kosova Ilirjan Himaj, i cili pritet të shfaqet premierë botërore në edicionin e 65-të të “Columbus Film & Video Festival”, në Ohio më datën 20 prill.

Fabula e filmit: Gjyshi del të blejë dhuratë për nipin, s’gjen rrugën për në shtëpi

Në qendër të këtij filmi është historia e një gjyshi që kushtëzohet prej dy “rrethanave”, dashuria për nipin si dhe sëmundja e Alzheimerit që e degdis rrugëve pa adresë.

“Ne jemi shumë të kënaqur me këtë fakt meqë ka qenë në garë me mijëra filma të tjerë nga e gjithë bota. Filmi flet për një plak me Alzheimer i cili pasi del nga shtëpia për të blerë një dhuratë për nipin, nuk arrin të gjejë rrugën e kthimit për në shtëpi”, thotë Himaj.

“Columbus Film & Video Festival” është edhe festivali më i vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë regjisori Himaj.

“Memory”, brenda javës do të shfaqet edhe në dy festivale të tjera, në edicionin e 50-të të “Humboldt Film Festival” në Kaliforni dhe në edicionin e 17-të të “Festival Internacional de Cine de Lanzarote” në Spanjë”.

Filmi me skenar dhe regji të Ilirjan Himaj ka producentë Agron Shalën dhe Latif, ndërsa në kastën e aktorëve bëjnë pjesë Xhevat Qorraj, Bibi Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi dhe Agron Shala.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej