Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Filmi horror shqiptar “Bloodlands” vjen premierë në 22 shtator

Nga Klodiana 0

Filmi i parë horror shqiptar do të ketë premierën në kinema Millennium, më 22 shtator.

“Bloodlands” – (Tokat e përgjakura) është një histori origjinale gjakmarrjeje, krejt ndryshe nga dramat e përhershme në filmat shqiptarë. Këtu, nis me dramën e një familjeje shqiptare, por përfundon në një gjueti vampirësh.

Gëzim Rudi, Suela Bako, Emiljano Palali, Ilire Vinca, Alesia Xhemalaj, Dritan Arbana e të tjerë janë pjesë e kastit të aktorëve, të drejtuar nga regjisori i njohur australian Steven Kastrissios.

Në shkurt, filmi u paraqit në festivalin më të rëndësishëm të filmit horror në Skoci, “Frighfest” ku u vlerësua si një prej 3 filmave më të mirë të festivalit.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej