Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Film për jetën e Freddie Mercury-t

Nga Klodiana 0

Pas disa vitesh pune, filmi për jetën e Freddie Mercuryt, vokalistit të grupit “Queen”, do të hidhet së shpejti në treg. Për rolin e shumëlakmuar janë përfolur mjaft emra, por i përzgjedhuri mendohet të jetë Rami Malek, protagonist i Mr Robot.

Mediat thonë se Malek ka firmosur për të portretizuar Mercurin në filmin biografik që do të quhet “Bohemian Rhapsody”, sipas titullit të një prej hiteve më të famshme të grupit.

Filmi do të prodhohet nga Graham King  i ndihmuar nga ish-pjestarët e “Queen”, Brian May dhe Roger Taylor, në rolin e producentëve muzikorë. King po punon për projektin prej disa vitesh. I konsideruar si një prej zërave më të bukur të të gjitha kohërave, Mercuri, emri i vërtetë, i te cilit ishte Farrokh Bulsara, u nda nga jeta në vitin 1991 si pasojë e sëmundjes së sidës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>