Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

FIFA po e heton sërish Chelsean

Nga Klodiana 0

Sipas të përditshmes “Daily Mail”, Chelsea po hetohet sërish nga FIFA pasi ka shënuar parregullsi në kontratat e nënshkruara me futbollistë nën moshën 18-vjeçare.

Kjo është hera e tretë në 8 vite, që klubi londinez vihet në qendër të hetimeve nga qeveria e futbollit botëror, në lidhje me këtë çështje.

Një prej zëdhënësve të Chelseat ka deklaruar se skuadra kampione e Anglisë i ka respektuar të gjitha rregullat dhe statutin e FIFA-s në lidhje me nënshkrimin e kontratave me futbollistët e rinj.

Çështja e transferimit të futbollistëve nën moshën 18-vjeçare ka qenë një problem për disa prej skuadrave më të rëndësishme europiane, ndaj të cilave nuk kanë munguar ndëshkimet me bllokim të merkatos.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej