Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Fier/ I riu hipën mbi shtyllën e tensionit të lartë, prej 4 orësh kërcënon se do hidhet

Nga Klodiana 0

Një i ri nga Fieri ndodhet prej më shumë se katër orësh mbi një shtyllë të lartë tensioni teksa kërcënon se do të hidhet prej atje.

Ngjarja është regjistruar që prej orës 12:00, në fshatin Varibob, ku shtetasi A.L., 32 vjeç, ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe nuk zbret.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejt këtij vendimi, ndërsa sipas informacioneve paraprake dyshohet se 32 vjeçari vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Për të shmangur ndonjë tragjedi, është bërë i mundur edhe ndërprerja e energjisë elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me korrentin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me të riun që ai të zbresë nga shtylla. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej