Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Fier/ Kapet hurgoni me 402 kg hashash, arrestohet 25 vjeçari nga Tepelena

Nga Skenderi 0

Policia e Fierit ka sekuestruar  402 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, dhe ka vënë në pranga shtetasin Eltion Lama 25 vjeç nga Tepelena, i  cili po transportonte drogën me një furgon tip “Opel Vivaro”.

Policia: “Gjatë ditës së djeshme, në rrugën nacionale , është bërë ndalimi i automjetit tip furgon (mallrash) Opel Vivaro, dhe nga kontrolli i ushtruar brenda në furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 402 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 283/1, 283/a e 22 të Kodit Penal.

Ndaj 25 vjeçarit të arrestuar janë ngritur akuzat e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe trafikimi i narkotikëve.

Materialet për procedimin e mëtejshëm i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit.

1 2

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>