Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Fier/ Gjermeni: Do të mbështesim 33 projekte të reja në të gjithë Shqipërinë

Nga Klodiana 0

 

Gjatë inspektimit të punimet në qytetin e Fierit, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni pohoi se larmia e projekteve është shumë e gjerë dhe rrugët kanë shumë komponentë.

 “Ne po inspektojmë një rrugë që ka kanalizimin, gjelbërimin, ndriçimin, fasadat, ndërkohë që më tutje është një projekt tjetër tregu. Dje kemi marrë vendime për të mbështetur 33 projekte të reja në të gjithë Shqipërinë. Një prej të cilëve përfitues është bashkia Fier”, tha Gjermeni.

E shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, ministrja Gjermeni, vijoi me inspektimin në çdo zonë të qytetit myzeqar, ku punohet me projektet e qeverisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>