Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Fier/ Fabrika e mbetjeve/ Banorët: Do na kontaminohen tokat, plani i fshehtë

Nga Skenderi 0

News24 ka qenë në fshatin Plyk të Fierit, aty ku parashikohet të nisë ndërtimi i fabrikës së riciklimit të mbetjeve.

Ndërkohë që tashmë është shpallur firma fituese për këtë projekt ata që e kundërshtojnë ndërtimin e kësaj fabrike janë banorët e zonës, të cilët deklarojnë se ky projekt do të sillte kontamininim e tokave të tyre.

Ndonëse që të gjithë flasin për këtë projekt, banorët deklarojnë se nuk janë vënë në dijeni se në tokat e tyre do të ndërtohet një fabrikë riciklimi mbetjesh, duke pretenduar se edhe matjet janë bërë në mënyrë të fshehtë.

Nga ana tjetër kryeadministratori i bashkisë fier Florjan Mucaj pretendon se nuk ka ankesa nga banorët e zonës.

Sipas Mucajt, me një vendim të këshillit bashkiak të korrikut të 2015 është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të fushës aktuale të mbetjeve në hyrje të qytetit të Fierit dhe iu kërkua Ministrisë së Mjedisit ndërtimi i një landfilli.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej