Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Festat e fundvitit, Erion Veliaj ndez dritat e Pemës së Krishtlindjeve

Nga Klodiana 0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndezur dritat e pemës së madhe të Krishtlindjeve, në sheshin “Skënderbej”.

Sheshi nuk është i vetmi vend i zbukuruar, pasi dritat janë ndezur në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Qyteti i Tiranës i është bashkuar festimeve për festat e fundvitit dhe kryebashkiaku Veliaj ua dedikoi fesimet në mënyrë të veçantë fëmijëve.
“Festat janë një kohë e bukur për çdo familje, janë periudha më e bukur e vitit, janë gjërat e vogla që na gëzojnë. Të kërkojmë më të mirën nga vetja dhe solidarizohemi me njëri tjetrin. Shteti e bashkia nuk mund t’i bëjë të gjitha, por nëse shihni ndonjë person në hall, ndihmojeni. Tregoni që Tirana është bujare. Nëse gjeni një familje a person që do ta ndihmoni, do ta mbyllni vitin si qyteti më solidar në Shqipëri,” tha Veliaj.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej