Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ferrari nxjerr në ankand makinën fituese të Schumacher

Nga Klodiana 0

Makina F2011s/n, me të cilën piloti gjerman Michael Schumacher fitoi garën e Çmimit të Madh të Montekarlos në vitin 2001 do të dalë në ankand më 16 nëntor.

“Kjo është një nga makinat më të rëndësishme të Formula 1 moderne dhe një nga makinat më të çmuara të koleksionit në nivel botëror”, thuhet në deklaratën e shoqërisë që do të bëjë ankandin.

Makina do të prezantohet për mediat e fansat edhe në Hong Kong më datat 28 shtator-3 tetor para se të dalë në ankand në Nju Jork, një muaj më vonë.

Vlera e njëvendëshes italiane është të paktën 4 milionë dollarë, shumë me të cilën do të nisë edhe ankandi për blerjen e saj.

Ky ankand do të zhvillohet në 70-vjetorin e themelimit të fondacionit automobilistik “Enzo Ferrari”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej