Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Fermerët do marrin 10 lekë për çdo litër qumësht/ Çuçi: Reaguam në kohë

Nga Ejona 0

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka njoftuar të gjithë fermerët e se do të ketë një financim të dedikuar për ata që merren me shitjen e qumështit.

Çuçi deklaroi se sipas vendimit që u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave fermerët do të përfitojnë një kompensim në vlerën 10 lekë për litër qumështi të shitur.

Gjatë deklaratës së tij, ministri u shpreh se ky ishte reagim në kohën e duhur ndaj taksës ndërkohë fermerët protestonin për të tretën herë rradhazi në Lushnje duke flakur qumështin në rrugë.

“Kemi ndjekur me interes shqetësimin e fermerëve. Në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të japë një financim të dedikuar për fermerët që sheshin qumësht. Ata do të fitojnë 100 lekë të vjetra për një litër qumësht. Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 prill pranë zyrave të Bujqësisë në qarqe. Kjo është mbështetje për fermërët dhe një reagim në kohën e duhur. Një masë e tillë do të ndikojë në formalizimin e përpunimi të qumështit në vend.”– shprehet ministri.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej