Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Fermer i ndershëm ish im atë

Nga Media 0

Nga Robert Burns

Fermer i ndershëm ish im atë

Të merrte gjak në vetull,

Dhe nga pasardhësit e ngratë

Kërkonte djersë e rregull.

S’jetonte dot pa punë e nder,

Megjithëse ish i varfër;

Të jesh pa nder, më mirë tmerr,

Më mirë fli mbi hasër!

 

Ai s’më la, plëng e çiflik,

Më rriti çun të mirë,

Nuk desha të isha pasanik,

I madh kisha dëshirë.

S’kam qenë i humbur pa talent,

Kam pasur pakëz shkollë,

Mendova vetes t’i hap shteg,

Të bëhem mendjehollë!

 

Asgjë s’ndriçon, as shpresa s’rron

Po s’rrodhi djersa lumë:

Gjersa mes njerëzve jeton,

Kërko mundim e punë!

Të mbjell, të korr, të mpreh kosor,

Të ngrihem që me natë

Ja ky mësim i madh botëror

Më mbeti nga im atë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej