Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Fenomen i pabesueshëm në Belsh, një hinkë gjigante po përpin ujin e liqenit të Marinës (film)

Nga Media 0

Ngjan si fantashkencë. Sikur alienët thithin ujin e Tokës. Por në këtë rast ata nuk janë qiellorë. Ata janë nëntokësorë… Një dukuri e rrallë natyrore është konstatuar në liqenin e Marinës në Belsh.

Në këtë liqen është krijuar një hinkë gjigante e cila po përpin ujin e këtij liqeni. Ajo që çudit është se hinka nuk qëndron në një vend por lëviz dhe vazhdon të thithë pa mëshirë ujin e liqenit. Ende nuk dihet se sa do të vazhdojë ky fenomen.

Infoelbasani.al u interesua se përse mund të ndodhë një fenomen i tillë dhe një nga specialistët në Elbasan u shpreh se “kjo mund të ndodhë si pasojë e karstit që tretet në zonën e Dumresë. Tretja e karstit krijon zgavra të mëdha që mbushen me ujë”.

Sipas tij, të gjithë liqenet e Belshit janë krijuar në këtë mënyrë, por në rastin në fjalë është shumë e çuditshme sepse ky liqen ka shekuj që është krijuar dhe poshtë tij nuk ka përse të krijohet karst përderisa është krijuar dhe fundi i liqenit ka qenë gjithnjë me ujë. Gjithësesi fenomeni po tërheq vëmendjen e mjaft studiuesve .

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej