Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Falimenti dhe sekuestrot: Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Civil

Nga Ejona 0

Ndryshimet që iu bënë Kodit Civil dhe atij të Procedurës Civile për të shmangur ‘mbivendosjen’ me ligjin e ri të Falimentit tashmë kanë hyrë në fuqi. Të miratuara në datë 3 nëntor dhe të dekretuara nga Presidenti në datë 14 nëntor, këto ndryshime vlerësohen nga juristët si të rëndësishme në lidhje me çështjet e falimentit, por edhe me ekzekutimin e vendimeve.

Në Kodin Civil, ndryshimet kanë të bëjnë me radhën e preferimit (shpërndarja e aseteve në çështjen e falimentit) e cila nuk do të ndiqet në procedurat e falimentimit, pasi ajo është parashikuar me ligj të veçantë (Ligji i ri i falimentit).

Ndërsa ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile kanë të bëjnë me rregullat e reja të ekzekutimit të vendimeve.

Këto ndryshime pritet të shtojnë kostot për qytetarët sa i përket shërbimit të përmbarimit.

Sipas amendimeve, tarifat fikse të përcaktuara për ekzekutimin e urdhrit ekzekutiv paguhen, fillimisht, nga kreditori dhe, pas përfundimit të procedurës së ekzekutimit, i ngarkohen debitorit. (Më herët këto shpenzime mund të paguheshin në përfundim të procedurës së ekzekutimit). Shpenzimet e tjera, gjatë procedurës së ekzekutimit, paguhen nga pala që i ka shkaktuar ato.

Për herë të parë është parashikuar edhe një tarifë suksesi, e cila do t’i paguhet përmbaruesit për realizimin e ekzekutimit dhe nëse ajo bëhet në një kohë të shkurtër.

Sipas amendimeve: “Masa e tarifës së suksesit, me përjashtim të rasteve kur nuk është e aplikueshme, përcaktohet me marrëveshje midis kreditorit dhe përmbaruesit gjyqësor, sipas legjislacionit që rregullon shërbimin përmbarimor gjyqësor.”.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm ka të bëjë edhe me përcaktimin e një ankandi të tretë për shitjen e një sendi në ankand të tretë. Kjo, sipas ekspertëve, do të thotë se një objekt mund të shitet deri në 30% të vlerës në këtë fazë.

“Në rast se në ankandin e tretë nuk është paraqitur asnjë ofertues, përmbaruesi gjyqësor i propozon në fillim kreditorit, që, kundrejt kredisë, të marrë sendin me çmimin e ankandit të tretë. Në rast se kreditori, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimit nuk pranon ta marrë sendin, përmbaruesi gjyqësor heq sekuestron mbi sendin e sekuestruar dhe vijon procedurat përmbarimore mbi pasuri të tjera të debitorit”, thuhet në ndryshimet ligjore.

Në lidhje me këto amendime, qeveria ka në dispozicion tre muaj për të miratuar metodologjinë.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>