Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Fajin na e paska Donald Lu

Nga 27-shi 0

Nga Klodian Tomorri

Domethënë:
1-Fajin, pse ne jemi të varfër e ka ambasadori amerikan.
2-Fajin, pse kemi zyrtarë të korruptuar e ka ambasadori amerikan.
3-Fajin, pse jemi prodhuesit më të mëdhenj të hashashit në Europë e ka ambasadori amerikan.
4-Fajin, pse ne kemi kaq krim e ka prapë ambasadori amerikan.

Pritshmëritë e shqiptarëve ndaj SHBA-ve janë maksimale. Por, Donald Lu përfaqëson interesat e qeverisë dhe taksapaguesve amerikanë, jo atyre shqiptare.

SHBA-të kanë bërë shumë për Shqipërinë. Në histori kanë mbajtur gjithmonë anën tonë dhe pa asnjë interes madje. Por t’i vërsulesh ambasadorit amerikan për hallet që kemi ne këtu nuk ka vend ku të rrijë.

Ne i zgjedhim vetë banditët në Kuvend dhe pastaj themi pse nuk flet Lu për këtë, pse nuk flet për atë? Ai ka folur dhe shumë madje. Se në dijeninë time s’ka vend tjetër ku ambasadori amerikan të ketë përmendur nominalisht emra kriminelësh dhe të ketë kërkuar kapjen e tyre. E megjithatë këtu e ka bërë.

Ne na ka mbetur tani të themi vetëm pse nuk i kap Donald Luja banditët tanë? Po pse ça është ambasadori amerikan? Kryeprokurori, kryepolici, ministri i brendshëm apo Kryeministri i Shqipërisë?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej