Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Faik Konica tallej me Naim Frashërin

Nga Media 0

Nga Armand Plaka

Faik Konica, sikurse vepronte më shumë të tjerë, thumbonte e madje edhe tallej me Naim Frashërin, duke e akuzuar si krijues naiv, semplicist, dmth si bejtexhi, që nuk ndiqte “trendet” moderne në poezi, duke krijuar vargje me rimë domethënë me metrikë të thjeshtë.

Por në jo pak raste, nëse i hedh një sy vargjeve (në fakt të pakta, sikurse kishte edhe veprat në prozë të shkruar) të tij, sheh edhe naivitete të tilla si më poshtë, shkëputur nga poezia e tij me titull “Flamuri”, botuar në vitin 1899, e cila në fakt duhet thëne se shërbeu si frymëzim për lëvizjen kombëtare të kohës, sikurse edhe vargjet e atij me të cilin ai vite më vonë do të tallej, duke ia cilësuar si:”vjersha me tototo e tatata”.

Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej