Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Europa jote zoti President nuk është Europa jonë!

Nga admin 0

Nga Alket Veliu

Për më shumë se një shekull fqinjët jugorë janë drejtuar nga pak familje duke trashëguar pushtetin nga gjyshi te djali, nipi dhe deri te stërnipi, pushteti tipik oriental shkonte deri aty sa qeveria e drejtuar nga babai kishte në kabinet edhe djalin ministër.
Një familje që vlen për t’u përmendur është ajo Rallis. Kur grekët kërkonin monarkinë familja ofroi për kryeministër në 1920 Dimitrios.
Familja ofroi Ioannis për kryeministër edhe për nazistët në ‘43-‘44 djalin e Dimitrios. Familja ofroi nipin, Georgios për kryeministër të aspiratave europiane.

Presidenti fqinj sot para se të flasë për të drejtat e çamëve apo rrugën europiane të shqiptarëve duhet të dijë mirë, që shqiptarët kurrë në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore nuk rehabilituan asnjë familje bashkëpunëtore me nazistët dhe jo më këto familje të tipit Rallis të drejtonin shqiptarët.

Me koshiencë dhe subkoshiencë shqiptarët përfshi edhe çamët kemi qenë në krah të fuqive aleate dhe kemi pasur bashkëpunëtorë pushtuesin një pakicë, ashtu siç patën edhe francezët apo edhe vetë grekët, të cilëve ligji dhe historia u dha vendin që meritonin.

Konferenca e Paqes në Paris (1946), qartësisht e rreshtoi Shqipërinë në anën e atyre që luftuan fashizmin, kështu që çdo diskutim i sotëm është shterp në këtë drejtim, ose nëse do të përdor fjalorin e Presidentit fqinj do t’u drejtohesha: Heshtni dhe tregoni veten që jeni europianë duke respektuar vendimet e Traktatit të Paqes dhe jo t’i vini në diskutim këto vendime sipas nevojës së politikës së brendshme.

Europa që ne kërkojmë zoti President nuk është Europa Fanariote e Kostandinopojës që ju promovoni, por është Europa e Brukselit.

Europa që ne kërkojmë është Europa e të drejtave të njeriut, e të drejtës së pronës, e të drejtës e praktikimit të besimit fetar dhe jo Europa që nuk njeh minoritetet dhe nuk lejon kultet e besimeve fetare.

Mesa duket zoti President kuptojmë dy Europë të ndryshme; Europa që ne, çamët besojmë të jetojme në paqe dhe miqësi me grekët dhe Europa e politikës tuaj orientale, në të cilën kurrë s’do të ketë paqe.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej