Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Etërit frymëzues të “drejtësisë së popullit” si pararendës të sistemit të korruptuar

Nga Media 0

Tiranë 1945, populli brohoret “drejtësinë popullore” që dënon me vdekje elitën. Si sot, kur votojnë si dele për ata që po u grabisin edhe kockën e fundit.

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis mënyrës se si jepej drejtësia në kohën e komunizimit me mënyrën si jepet tani drejtësi. Në të dyja rastet shkelet brutalisht e drejta. Në kohën e komunizmit mohohej me dhunë, ndërsa sot duhet ta blesh me para. Këta gjyqtarë e prokurorë që pritet të pastrohen nga sistemi i drejtësisë rrjedhin nga ajo kohë dhe kanë ato modele, pikërisht hetuesit e gjyqtarët e “drejtësisë popullore” . Fotografitë e mëposhtme na çojnë në kohën kur drejtësia vendosej nga prokurorë si Aranit Çela, Nevzat Aznedari apo Josif Pashko.

grupi-i-deputetwve

Janë pamje nga gjyqet famëkeqe të grupit të deputetëve. Ja si janë kërrusur mbi ta hetuesit komunistë. Edhe pse deputetët e pabindur ndaj diktatorit nuk kanë ku të shkojnë, policët e diktaturës janë mbledhur rreth tyre thua se do të arratisen. Ja dhe hetuesi i tmerrshëm Nevzat Haznedari me sa zell sulet ndaj tyre e si japin llogari përpara prokurorit Josif Pashko, “armiqtë e popullit” Sheh Ibrahim Karbunara e Shefqet Beja.

josif-pashko

gjyqi-ndaj-deputetwve

Ja dhe gjyqi i tmerrshëm i jezuitëve dhe hetuesi famëkeq Aranit Çela që po kërkon dënimin me vdekje të jezuitëve. Më pas gjyqi i Giovanni Fausti, Daniel Donatit e Gjon Shllakut.

gjyqi-i-jezuieteve

gjyqi-ndaj-klerikeve

Ja dhe populli me sa zell e mbështet drejtësinë popullore dhe me sa zjarr brohoret: “Poshtë armiqtë e popullit!”, tamam si sot kur votojnë si dele në rresht njërën apo tjetrën prej partive, të cilat rrjedhin nga ajo koha e asaj drejtësisë popullore që shihni në këto foto.

poulli-per-drejtesine

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>