Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Është koha e Ermal Metës, publikohet “Shpirt i vogël” (film)

Nga Media 0

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ishte shumë pranë triumfit në Sanremo, megjithatë rendetitja në vendin e tretë s’e ka ndaluar të jetë një nga këngëtarët më të pëlqyer në Itali.

Në Sanremo Ermali rrëmbeu një nga çmimet më prestigjioze, çmimin e kritikës Mia Martini, ndërsa tashmë ka sjellë për publikun një këngë të re.

Ndërsa ndodhet në një tur muzikor në Europë, Ermal Meta ka publikuar klipin “Piccola Anima”, një duet më këngëtaren Elisa.

Kënga do të jetë pjesë e albumit “Viatato morire”, i cili do të përfshijë edhe cover-in e “Amara terra mia”, të Modugno-s.

Veç pjesëmarrjes në kompeticione europiane e botërore, Ermal Meta do të jetë i pranishëm në disa koncerte gjatë këtij muaji. Dublini, Barcelona, Madridi, Miami, janë disa nga vendet ku këngëtari shqiptar do të ketë koncertet e radhës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej