Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Esat Pashë Toptani në Selanik me ushtarakë të lartë serbë (fotot)

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla*

Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipërinë dhe shqiptarët i gjeti të hutuar nga luftrat e brendshme politike, por edhe humbja e disa territoreve shqiptare gjatë luftrave ballkanike. Ai që shpresonte të përfitonte nga këto luftra ishte Esat Pashë Toptani, cili me nisjen e Luftës së Parë Botërore i rreshtoi trupat e tij ushtarake përkrah ushtrisë franceze në frontin e Selanikut.

Esat Pashë Toptani me ministrin serb Gavriloviç më 24.5.1917 në zonën e Maqedonisë greke
Esat Pashë Toptani me ministrin serb Gavriloviç më 24.5.1917 në zonën e Maqedonisë greke

Është shkruar dhe folur shumë kohët e fundit për rehabilitimin e figurës së Esat Pashë Totanit, por faktet historike nuk i ofrojnë askujt dëshmi për t’i dhënë lavdi figurës së këtij tradhëtari të kombit.

Esat Pashë Toptani me ministrin serb Gravriloviç dhe me kapitenin Georgeviç, ish-ministër i Serbisë në Stamboll, 24.5.1917
Esat Pashë Toptani me ministrin serb Gravriloviç dhe me kapitenin Georgeviç, ish-ministër i Serbisë në Stamboll, 24.5.1917
Esat Pashë Toptani në Selanik pranë oficerëve të lartë serbë, 15.8.1917
Esat Pashë Toptani në Selanik pranë oficerëve të lartë serbë, 15.8.1917

Këtë herë po botojmë këto foto të rralla me oficerët e lartë serbë, të cilat janë të panjohura për publikun shqiptar. Këto foto janë bërë në Selanik, por edhe në frontin e luftës përkrah oficerëve të lartë serbë. Fotot origjinale gjenden në Arkivën e Ministrisë së Kulturës së Francës.

Esat Pashë Toptani në Selanik pranë oficerëve të lartë serbë, 15.8.1917
Esat Pashë Toptani në Selanik pranë oficerëve të lartë serbë, 15.8.1917

Nga gushti i vitit 1916 e deri nga fundi i vitit 1917 Esat Pashë Toptani qëndroi në Selanik të Greqisë. Ai ishte vendosur në rezidencën Vila Mehmet Kapandzi nga komandonte disa forca ushtarake shqiptare që shërbenin në mbështetje të ushtrisë franceze gjatë Luftës së Parë Botërore. Esat Pashë Toptani mbërriti në Selanik më 27 Gusht 1916 dhe u prit me paradë madhështore nga gjenerali francez Emanuil Serraili. Për shërbimet që i bëri Francës Esat Toptani do të nderohej nga gjeneral Serrail me Kryqin e Luftës në një ceremoni të madhe të organizuar më 18 Gusht 1917, në qendër të Selanikut.

* Arben Llalla është historian, njohës i marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe ky material u përgatit enkas për 27.al

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>