Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Ermonela Jaho në Pekin me operën “Thaïs”, në krah të Placido Domingo

Nga Klodiana 0

Sopranoja Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thias, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo do të jetë në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, do të ketë rolin kryesor të murgut, Athanael.

Për një kohë të gjatë, “Thaïs” ka qenë një ndër veprat më të njohura, por që nga mesi i shekullit të XX, ajo dalëngadalë u la në harresë. Rikthimi në skenë është bërë nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, falë regjisorit argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi dhe kostumografi i shfaqjes.

Opera “Thaïs” është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018 dhe do të jepet premierë në datat 2 dhe 5 shkurt.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej