Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ermali e paska fajin? Ai nuk është as Lulzim Basha, e as Monika Kryemadhi

Nga Media 0

Nga Bledian Koka

Viti i Ri…
Histeria kolektive ndaj Ermal Mamaqit për intervistën me Edi Ramën, mendoj realisht se e kaluar cakun dhe si i tillë duhet të marrë fund. Ermal Mamaqi nuk është as Lulzim Basha që shkoi e bëri 2 vjet më parë koalicion me Edi Ramën, e as Monika Kryemadhi që qëndroi bashkë me t’shoqin e parti plot 4 vjet në një çanak me të ftuarin e një nate të Ermalit.

Ja këto drama me pasoja të rënda i harrojmë kollaj ne. Këto mënxyra politike bëjmë sikur nuk kanë ndodhur dhe me pas i turremi Xingut të Ermalit me shpresën se po bëjmë Royal Flush në diskursin tonë publik me teorinë e gomarit dhe samarit. Pse kjo qenka? Pse kështu do e ndërtojmë në diferencën mes nesh dhe atyre që po e qelbin këtë vend.

Më fal, po çfarë u dashka të bëjë Ermali që ne t’i themi “aaaa kshu po, tani je si ne”, kur Edi Rama është gati të dale edhe në vrimën e tualetit tonë, boll që ta kemi parasysh.

Ermal Mamaqi ka një emision në të cilin fton dhe trajton njëlloj si Linda Morinën (për të cilën më besoni nuk kam as më të voglin përçmim) ashtu edhe Edi Ramën. Të dy neë menyrat e tyre nuk e kanë për gajle që të dalin para publikut si njëra me cifteli ashtu edhe tjetri tespi.

Ermali nuk ka firmosur kontrate publike se do të servirte para nesh në emisionin e tij “standardin”. Edhe sepse, fundja Edi dhe Linda (jo Rama) janë “standardi” më i epërm muzikor e politik që kemi. Njërën e dëgjojnë, tjetrin e votojnë.

Ku qëndron problemi këtu? Në fund e paska fajin Ermali?!… A nuk duket pak si dritëshkurtësi në fund të ditës dhe në fillim të vitit?!… Prandaj është mirë që të qetësohemi pak e të marrim frymë thellë. Zgjedhjet lokale dhe ato të parakohëshme në Qershor janë, aty tregojeni veten mos i bini në qafë Ermalit.
p.s…Gëzuar e për shumë vjet arsyen

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej