Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ermal Telha: Nuk kemi kohë për lajthitjet e çastit të Arta Dades

Nga Rexhina Biba 0

U bë kohë që ish-ministrja e jashtme ka hapur një front personal sulmi ndaj aleancës së partisë së saj me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Së fundmi, në një intervistë që ka dhënë në shtypin e përditshëm ka bërë disa deklarata të provokojnë reagimin e sekretarit për ekonominë i PDIU, Ermal Telha, i cili vëzhgon zhvillimet politike në Korçë.

Ai ka bërë këtë replikë të shkurtër:

3

Arta Daden e pyet për marrëdhëniet me Greqinë dhe të përgjigjet kam shqetësim rritjen e PDIU-së në Ersekë?!

Ne e mirëkuptojmë, sepse jemi mësuar të na transmetojë mesazhet e Athinës. Sa për votat dhe mbështetjen na vjen keq që nuk ia plotësojmë dot dëshirën, sepse jemi forcë e tretë në Devoll e rritemi çdo ditë në të gjithë Qarkun e Korçës, si kudo ku ka mbështetës të interesit kombëtar shqiptar. Gjithsesi, kemi çështje shumë më të mëdha për t’u marrë se sa me lajthitje të çastit.”

1 2

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>