Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Ermal Meta pas fitores në Sanremo: Asnjë hakmarrje, vetëm lumturi

Nga Klodiana 0

Pas triumfit në festivalin italian Sanremo 2018 me këngën “Non mi avete fatto niente”, Ermal Meta u shpreh se u mërzitëm shumë pas akuzave për plagjiaturë, sepse u ndjemë të plagosur dhe të sulmuar.

“Por nuk ka asnjë lloj ndjenje hakmarrje, ka vetëm shumë lumturi. Asnjëherë nuk kemi menduar për parashikimet sepse nëse do ta bënim një gjë të tillë nuk do të kishim bërë një performancë të mirë në skenë”- ka thënë këngëtari shqiptar shkruan Tg.com.

“Skena e Sanremos është shumë e frikshme por kur ngjitesh atje nuk duhet të mendosh asgjë vetëm duhet të bësh atë që di më mirë, pra të këndosh. Unë jam ngjitur në skenë në moshën 10-vjeçare dhe sot jam 43 vjeç”- ka thënë Moro.

Ata u akuzuan për plagjaturë dhe në fund të natën së parë të festivalit u përfol se kënga do të pezullohej. Por shpjegimi i zyrës ligjorë të Rai-t ishte në mbrojtje të këngëtarit shqiptar dhe atij italian.

“Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro “Nuk më keni bërë asgjë” shpjegon zyra ligjore e Rai në një deklaratë për shtyp: “përmban fragmente të këngës ‘Heshtje’ të prezantuar në Sanremo tre vite më parë në më pak se një të tretën e këngës, kështu që fakti se kënga është prezantuar më parë nuk ndikon në risinë e këngës në garë aktualisht. Për më tëpër rezulton se dy këngët kanë kohëzgjatje, tekste dhe melodi të ndryshme. Përfundimi është se ‘të dy këngët, megjithëse paraqesin analogji, nuk janë e njëjta këngë. Nuk më keni bërë asgjë’ është këngë e re dhe do vazhdojë garën”, thuhet në deklaratën e Rai.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej