Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ermal Meta kapet me DJ e njohur dhe e quan “bo**” (klip)

Nga Rexhina Biba 0

Sulme e kundërsulme midis Ermal Metës, shqiptarit që u rendit i treti në festivalin e Sanremos me këngën “Vietato morire” dhe DJ të njohur italian, DJ Aniceto.
Ka qenë ky i fundit që ka nisur polemikat me anë të shkrimeve raciste në profilin e tij në twitter, ku shprehet:
“Mund të ishte edhe Fiorello, por më duket e pavend që Sanremon ta fitojë një ekstrakomunitar”.

Ka qenë e menjëhershme përgjigjja e Ermalit, i cili e ka cilësuar mendimin e DJ-it si një budallallëk.
Por nuk është mbyllur me kaq, pasi të dy kanë vazhduar me kundërpërgjigjet.
“I dashur Ermal Meta, e kuptoj arrogancën e fituesit, ama nuk është faji im se ke lindur në Shqipëri”, – komenton DJ Aniceto, i cili e ka bërë këngëtarin të kthejë një përgjigje edhe më të ashpër, duke e krahasuar atë me testikujt.

“Nëse do të zhvillohej një kampionat bo**, ti do të renditeshe i dyti. E di përse? Sepse je një bo**!” – shkruan Ermali, koment i cili ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit e tij.
Gjithsesi, pavarësisht mendimit të DJ Aniceto-s, performanca e Ermal Metës në Sanremo është vlerësuar shumë dhe renditja i treti mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane ishte mëse e merituar.

/blitz.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej