Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Ermal Meta fiton Kritikën dhe del i treti në Sanremo

Nga Rexhina Biba 0

Është shqiptari i parë dhe ndoshta për shumë kohë do të jetë i vetmi që ka arritur ne vendin e tretë në Sanremo. Ermal Meta nuk është i pari që e ka provuar skenën e Teatrit Ariston në Sanremo. Para tij ka qenë pjesmarrëse Elsa Lila, kuptohet në këtë renditje nuk përfshijmë vajzën nga Kruja, Anna Oxa.

Ermal Meta, një djalë i lindur në Fier në vitin 1981 si shumë shqiptarë të tjerë ka shkuar në vendin fqinj, në Bari, tek ishte vetëm 13 vjeç. Është formuar në Itali, ka shkruar muzikë për artistët më në zë të këtoj vendi dhe natyrisht ka një jetë si autor tejet të pasur.

Më këngën “Vietato morire” (E ndaluar të vdesësh) ka marrë çmimin e kritikës dhe vendin e tretë në një festival, ku Fiorella Mannoia ka marrë çmimin e dytë. Fitimtari i madh i mbrëmjes ka qenë Francesco Gabbani me këngën “Occidentali’s Karma”.

As vetë Gabbani nuk e besonte që triumfi i takonte atij. Nuk ka qenë i vetmi që nuk e besonte që do ishte ky djalosh fituesi, sepse kënga ishte në dy vendet e tjera, parodia ishte tek ai, por kot nuk thonë: “Sanremo është Sanremo”.

Megjithatë, Ermal Meta ka fituar dhe mbrëmjen Cover me këngën “Amara terra mia” (E hidhura toka ime) dhe ka dalë nga ky festival duarplot duke hapur një derë të re në karierën e tij, e cila është shumë premtuese.

http://www.raiplay.it/video/2017/02/Ermal-Meta—-aposVietato-morireapos—Finale-Sanremo—6b2f50df-7f24-4c36-805b-3032f7273a8f.html

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej