Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Ermal Meta: Dua të jap koncert në Shqipëri

Nga Klodiana 0

Ka qenë një nga lajmet më fantastike të javës që lamë pas, fitorja e Ermal Metës në festivalin e Sanremos. Djali nga Shqipëria arriti të marrë trofeun e një festivali, i cili ka qenë gjithnjë super i ndjekur nga shqiptarët, mbase të një brezi jo fort të ri në moshë. Ne kemi gjetur një rrëfim të bërë në verën e shkuar për gazetaren e programit “No Filtër” nga Jona Spahiu, e cila shkoi deri në Milano për ta takuar Ermalin.

Intervista është shumë interesante, pasi aty Ermali tregon detaje të panjohura për jetën e tij. Ishte koha kur ai kishte fituar vendin e tretë te të rinjtë e Sanremos e më pas vendin e tretë te këngëtarët Big.

E, megjithatë, suksesi i tij në Itali ishte i jashtëzakonshëm. Ermali rrëfente se kishte bërë 900 koncerte live në të gjithë Italinë dhe kudo është pritur jashtëzakonisht shumë mirë. I pyetur nga gazetarja për krijimtarinë e tij, këngëtari rrëfen se krijimet e tij i bën kur është shpirtërisht i trazuar.

Ato momente e frymëzojnë më shumë. Gjithashtu, ai tregon me sytë që i shkëlqejnë për të dashurën e tij. Edhe pse diskret për marrëdhënien me Silvian, gazetaren e njohur në Itali, ai i rrëfeu Jonës se Silvia është njeriu së cilës ai i tregon së pari krijimet e tij, madje ka raste që e zgjon edhe në 4 të mëngjesit për t’ia dëgjuar këngët.

I pyetur për Shqipërinë, Ermali rrëfen se ruan kujtimet më të bukura nga fëmijëria. Madje, ai suprizon kur tregon se ka kompozuar disa këngë të cilat kanë tekste në shqip dhe se ka dëshirë të vijë të japë koncert në Shqipëri.

Ermali të mahnit në intervistë me modestinë dhe njëkohësisht me madhështinë e dimensionit të një artisti gjeni, i cili nuk ka nxituar të jetë menjëherë pjesë e skenës dhe të kërkojë suksesin vetë ai si person.

“Hera e parë që jam ngjitur në skenë ka qenë si teknik skene për një koncert të një grupi të famshëm – rrëfen Ermali. Më pas kam bërë tekste dhe muzikë për shumë këngëtarë të famshëm. Pasi kam kënduar për shumë vite me një band, vendosa të kërkoj suksesin si solist”.

Një nga detajet më interesante të tij është edhe marrëdhënia që ka me instrumentet. “Unë kam luajtur gjithmonë në piano. Nuk mund të rri pa luajtur në piano, e ndjej të nevojshme. Një herë kur theva këmbën dhe nuk luaja dot, i kërkova një shokut tim të më mësonte kitarën. Dhe tani luaj në piano dhe në kitarë” – tregon ai.

Gjithçka në atë rrëfim të sinqertë, fliste për një sukses që do të njihte vetëm rritje siç edhe ndodhi në të vërtetë. Pak muaj më vonë, Ermal Meta fitoi çmimin më të rëndësishëm për muzikën italiane, atë të Sanremos. Tani në faqen e tij në “Facebook” dhe “Instgram”, ai tregon për turneun e tij ku po lançon edhe albumin e ri. Praktikisht, ai është çdo ditë në koncert në vende të ndryshme. Dhe ne i urojmë suksese këtij djali shqiptar të talentuar, që, më në fund, po korr frutet e një pune të gjatë dhe këmbëngulëse.

http://www.panorama.com.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej