Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Erion Veliaj në Turqi merr çmimin Tirana qyteti më inovator në 2017

Nga Klodiana 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Turqi, me ftesë të kryebashkiakut të Ankarasë, Mustafa Tuna, për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qyteteve Inteligjente.

Në këtë Samit, Tirana u vlerësua si një nga tre qytetet më inovative për vitin 2017, bashkë me Bashkinë e Kluzhit dhe të Amanit.

Veliaj u prit nga kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, i cili e vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës si një kryetarët e rinj më dinamik.

Kryebashkiaku vlerësoi marrëdhëniet speciale mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe theksoi se shumë shpejt Tirana dhe Ankaraja do të kenë një kalendar të përbashkët kulturor dhe një bashkëpunim të ngushtë në çështjen e transportit publik.

Një tjetër projekt bashkëpunimi do të jetë edhe ai në fushën e rritjes së gjelbërimit, me qëllim konkretizimin e ambicies për mbjelljen e 2 milionëve pemëve të reja në kryeqytet.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej