Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Erion Braçe: Kotzias luftë vetëm me Shqipërinë apo edhe me NATO-n?

Nga Ejona 1

Menjëherë pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe.

Braçe thotë se Kotzias duhet të japë shpjegime për deklaratat që bën si për shembull qëllimin e përmendjes në funksion të supermacisë greke, të “sistemeve të shumëfishta të mbrojtjes dhe sigurisë”.

Deputeti socialist tha se asnjë fqinj apo vend tjetër nuk është sulmuar nga shqiptarët, përkundrazi jemi ne që jemi sulmuar e copëtuar.

Braçe deklaron: “Unë nuk di nëse i duhet kushtuar vëmendje Ministrit të Jashtëm të Greqisë; Une nuk di nëse qeveria e vendit tim e lexon këtë ministër apo jo; Por, mendoj se këtij zotërie i duhen kërkuar ca shpjegime. Madje, besoj se ai duhet t’i bëj ca sqarime vetë, pa ja kërkuar ndonjë shqiptar, meqë na është drejtuar ne dhe ne të jemi të qartë.

Pershembull;

Ministri i Jashtëm i Greqisë duhet të sqarojë qëllimin e përmendjes në funksion të supermacisë greke, të “Sistemeve të shumëfishta të mbrojtjes dhe sigurisë”!!

Për çfarë të na i ketë kujtuar vallë?

Jo për gjë, por unë kam shumë frikë nga Vangjeli këtu, edhe nga Llaqi po këtu!

Ministër, je “cënuar” shumë prej qëndrimit të vetëm njërit prej komisionerëve të BE-së dhe duket se ke humbur fillin.

Shqipëria e Greqia janë anëtare të NATO- s. As që më interesojnë kapacitetet mbrojtëse të vendit tim për t’i përmendur kund apo kujt, më mjafton siguria kolektive që ofron NATO.

Kurrë, në këtë rajon, fqinj me ne apo të tjerë shtete, nuk janë sulmuar prej shqiptarëve. Përkundrazi, ne jemi sulmuar e copëtuar madje.

Por, NATO-n si institucion i sigurisë kolektive të të gjithë anëtarëve të saj, ja vlen ta kujtojmë këtë herë!

Komente (1)

  1. Po mire kur ju/si qeveri/ pyeti zevendes sekretari i NATO-S PSE NUK BLENI ARM Un nuk e kuptova kete si “ne do tju mbrojme”….Hajna, te gjith mendoni vetem per vete. Nuk ka pare raca jone gjenerate me te papergjegjshme se ju politikan te sodit…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej