Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Erdogani bën thirrje për bojkotimin e pajisjeve elektronike amerikane

Nga Klodiana 0

Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia do të bojkotojë produktet elektronike të Shteteve të Bashhkuara të Amerikës, që kanë vendosur sanksione dhe kanë rritur tarifat mbi Ankaranë, në një mosmarrëveshje në lidhje me burgosjen e një pastori amerikan.

Presidenti turk tha se ai ka marrë masat e nevojshme në lidhje me ekonominë, në mesin e një rënieje të pandalshme të lirës turke, përshkallëzuar nga përplasja me Uashingtonin. “Të përdorim monedhat e huaja është njësoj si t’i dorëzohemi armikut”, tha ndër të tjera Erdogan.

“Ne do të bojkotojmë produktet elektronike amerikane. Nëse ata kanë ‘iPhone’-in, të tjerë kanë Samsungun. Në vendin tonë ndërkohë është Venus, Vestel, kompania turke e ‘smartphone’-ve”, u shpreh presidenti turk në një deklaratë për televizionin shtetëror.

Në një fjalim sfidues, Erdogan paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë se, ata që i shpallnin luftë ekonomike Turqisë do të paguanin çmimin.

Disa ditë pas humbjeve të vazhdueshme, monedha turke lira fitoi disi terren të martën, duke shënuar 5 për qind rritje, që e çon kështu kursin e këmbimit në “1 dollar amerikan të barabartë me 6.5 lira”, nga 6.88 që ishte pasditen e së hënës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej