Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Erdogan: Nëse popujt e Europës jetojnë në paqe, kjo është falë Turqisë

Nga Media 0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nëse popujt e Evropës jetojnë paqe, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan, këto deklarata i bëri në mitingun e partisë që ai drejton, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në qytetin Kahramanmaraş.

“Sot, nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe dhe siguri në tokat e tyre, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk. Por ne këtë sakrificë nuk do ta bëjmë përgjithmonë. Edhe vëllezërit tanë sirianë në vendin tonë janë përmalluar për shtëpitë, atdheun e tyre. Dëshirojnë të kthehen sa më shpejt në atdhe”, theksoi ai.

Më tej, presidenti turk ka theksuar se i vetmi vend ku sot sirianët kthehen janë vendet ku Turqia ka vendosur siguri. “Këto janë Afrini, Jarablusi dhe Idlibi. Deri më tani 311.000 vëllezër sirianë janë kthyer në këto rajone”, shtoi Erdoğan.

“Kur do ta bëjmë të sigurtë pjesën lindore të Eufratit miliona sirianë do të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai duke kërkuar që të mbështetet kjo përpjekje e Turqisë.

“Në lidhje me këtë bisedojmë me Rusinë dhe Iranin, kemi mbuluar një distancë serioze”, tregoi Erdogan, duke theksuar se gjysmë milionë sirianë presin që Turqia të sigurojë rajonin e Munbixhit./Oranews

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej