Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Erdogan kërcënon Europën: Do të hapim kufinjtë për emigrantët e paligjshëm

Nga Rexhina Biba 0

Një ditë pasi Parlamenti Europian votoi për të ngrirë bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kërcënoi se do të hapë kufinjtë e Turqisë në mënyrë që emigrantët e paligjshëm të futen në Europë.

Më 18 mars të këtij viti, Ankaraja dhe Brukseli nënshkruan një marrëveshje që Turqia të ndalonte rrjedhën e emigrantëve drejt Europës, në këmbim të rritjes së mundësive për anëtarësim të Turqisë në Bashkimin Europian.

Por pas ngrirjes së negociatave, Ankaraja akuzon Brukselin se nuk po mban fjalën e dhënë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>