Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Erdogan bën Ivica Daçiç të këndojë “Osman Aga”(film)

Nga Media 0

Ministri i jashtëm i serbisë, Ivica Dacic, ka kënduar “Osman Aga”, në gjuhën turke në një darkë të shtruar në nder të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Gardës.

Ndërkohë diçka e tillë nuk iu ka pëlqyer mediave në vend, “Kurir”, gazeta më e madhe në vend shkruan:  “Ministri ynë i jashtëm nuk mund të dijë gjuhën angleze, por ai di të këndojë në turqisht! Gjatë një darke gala në nder të presidentit turk Rexhep Erdogan në Shtëpinë e Gardës, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç e rimori përsëri mikrofonin.”

Ministri serb merr duartrokitjet e të pranishmëve dhe mbi të gjitha të Presidentit Erdogan ndërsa Presidenti Serbisë nuk mban dot të qeshurën.

Erdogan takoi homologun e tij serb, Vucic, me të cilin shprehu se Truqia do të rrisë investimet në Serbi dhe do të zgjerojnë marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej