Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Emergjencat Civile: Situata nga përmbytjet deri në orën 17:00

Nga Rexhina Biba 0

Emergjencat Civile në vend kanë raportuar mbi situatën e krijuar në vend nga përmbytjet, deri në orën 17:00.

Sipas një njoftimi për shtyp, në qarkun e Tiranës janë evakuuar 80 familje, ndërsa autostrada Tiranë-Durrës është hapur në njërin krah, ndërsa në tjetrin është devijuar.

Ndërkohë, në bashkinë Mirditë është dëmtuar unaza e qytetit të Rrëshenit, e cila sipas autoriteteve ka dalë jashtë funksionit.

Në Kukës është hapur aksi rrugor Dushaj-Lekbibaj, pasi ishte bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, ndërsa në fshatin Ujmisht është shembur ura mbi lumin Bushtricë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>