Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Eliminatoret Euro 2020; Saviceviç vlerësim për Kosovën

Nga Klodiana 0

Ish sulmuesi i njohur i Milanit, tani në postin e presidentit të federatës së futbollit në Malin e Zi, vlerësoi Kosovën për arritjet e saj në një kohë të shkurtër, duke cilësuar si ekip të fortë për tu kaluar edhe në eliminatoret e ardhshme.

Malazezët dhe ekipi i Shaland do të impenjohen në një derbi ballkanas, të parin pas 6 muajsh.

Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Saviceviç pohoi se Kosova ka një ekip të rrezikshëm dhe se nuk e nënvlerëson.

“Kohët e fundit kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme – ndeshja e parë me Serbinë, tani me Kosovën. Këto janë ndeshje më të vështira për t’u organizuar. Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme dhe ne nuk mund, as do ta nënvlerësojmë askënd. Ata janë më të mirë se sa ne. Kanë entuziazëm pas ndeshjeve të mira në Ligën e Kombeve”, u shpreh ai.

Malazezët në grup janë me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë si dhe përfaqësuesen kosovare.

“Nëse jemi të plotë, ne do të jemi më të mirë se ata. Megjithatë, grupi është i tillë aq sa unë besoj se do të ketë shpërndarje të pikëve, një grup i pasigurt deri në fund. Jam i bindur se kemi një mundësi për Euro 2020”, tha Saviceviç.

Mali i Zi me Kosovën ndeshjen e parë do ta luajë më 7 qershor në Podgoricë dhe kthimin në 14 tetor në Prishtinë.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej