Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Elbasan/ Tahiri qytetarëve: Dorëzoni armët, nuk i duhen njeriu

Nga Skenderi 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndjekur nga afër dorëzimin vullnetar të armëve në Njësinë Administrative, Papër në Elbasan.  Qytetarët e kësaj zone i janë përgjigjur pozitivisht fushatës “Shqipëria pa armë”.

Ministi Tahiri u bëri thirrje të gjithë banorëve të zonës, dhe jo vetëm, të dorëzojnë armët pa leje, pasi nuk do të kenë asnjë pasojë ligjore. Ai  shtoi se përveç fatkeqësive, armët nuk sjellin asgjë të mirë.

“Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë mendoni për ata, ndërsa ju që jeni të rinj, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj t’i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam, nuk është me armë. Shqipëria që duam është pa armë, tha Tahiri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej