Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Elbasan/ Shpallet emergjenca mjedisore te Metalurgjiku

Nga Klodiana 0

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit metalurgjik që ndodhet në periferi të qytetit.

Sipas banorëve disa prej kompanive industriale që kryejnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, nuk përdorin filtrat pluhur thithëse duke krijuar një  situatë tejet problematike për shëndetin e mijëra banorëve të Elbasanit.

Kryebashkiaku Qazim Sejdini u shpreh se shqetësimin i ngritur nga këshilltarët bashkiakë është për tu alarmuar.

Sipas kryebashkiakut ky është një shqetësim i ngritur disa herë edhe nga Bashkia dhe komuniteti dhe kontrollet që Bashkia e Elbasanit ka bërë në këtë zonë rezulton se njëra nga kompanitë nuk i përdor filtrat, ndërkohë që edhe kompani të tjera më të vogla shkaktojnë ndotje.

Këshilli Bashkiak ngriti një grup pune, i përbërë nga specialistë të mjedisit, i cili do të ndjekë nga afër situatën në këtë zonë dhe problematikat do t’i përcillen Ministrisë së Mjedisit.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej