Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ekstremizmi i dhunshëm/ BE: Investitorët kërkojnë siguri

Nga Klodiana 0

BE e sheh ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri të lidhur ngushtë me funksionimin e gjykatave dhe sundimin e ligjit.

Përfaqësues i delegacionit europianë, Jan Rudolph,  thotë se prioritet për vendin tonë është ngritja e një sistemi gjyqësor të rregullt.

“Kjo nuk është vetëm sfida kryesore që ne po ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE, por edhe për faktin se në një vend ku mbizotëron sundimi i ligjit, është një vend ku ata që nuk kanë pushtet të ndihen të fuqishëm. Në rast se Shqipëria do të ketë sukses në këtë përpjekje, atëherë ndryshimi do të jetë i madh për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi. Dhe po ashtu është një kusht tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Cdo kompani ndërkombëtare përpara se të investojë do të jetë i sigurtë që ekzistojnë të gjithë parametrat ligjorë në rast se do të ketë probleme”, thotë Jan Rudolph, shef i seksionit politik i delegacionit të BE-së.

Edhe pse Cërriku është cilësuar si një nga qytetet ku rekrutimet mbi baza të ekstremizmit ka qenë më i përhapur, autoritetet vendore thonë se nuk ka një hartë të përcaktuar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej