Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Ekspertët e SHBA-BE nisin verifikimin e kandidatëve për komisionin e Vetting-ut

Nga Media 0

Angazhohen tre gjyqtarë e prokurorë nga vendet e Bashkimit Europian dhe një nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara

Ekspertët e BE-së e SHBA-së nisin verifikimin e listës së jusristëve që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Komisionit të Vetting-ut. Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka marrë në dorë listëne kandidatëve nga Avokati I Popullit, pas përfundimit të aplikimit nëj ditë më parë. Nga lista prej 181 kandidatësh, do të përzgjidhen 27 anëtarët e tre organeve të reja që do të bëjnë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, Avokati i Popullit, brenda 7 ditesh, pas konsultimeve me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) do te përpiloje një listë me kandidatët që plotësojnë ose jo kriteret formale për secilin pozicion.

Sipas nenit 7, pika 5 te ligjit te Vettingut, ONM, e monitoron ketë proces, duke pasur akses të plotë në dokumentacionin e të gjithë aplikantëve. Avokati i Popullit menjëherë ia përcjell ONM-së listat e përpiluara dhe të gjitha dosjet individuale të kandidatëve, si dhe publikon listën e plotë të kandidatëve në faqen zyrtare të internetit, të grupuar sipas secilit pozicion. Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të ONM-së vlerëson kandidatët dhe jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave nga Avokati i Popullit (AP), ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, i dërgon rekomandimet AP-se, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Në këtë fazë do të jenë të angazhuar tre gjyqtarë e prokurorë nga vendet e Bashkimit Europian dhe një nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>