Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Ekspertët e pavarur: Shkelje të rënda të lejeve mjedisore në HEC-et e Valbonës

Nga Skenderi 2

Një grup ekspertësh mjedisi prej 9 personash me tituj shkencorw kanë bërë ekspertizë të pavarur nëse leja mjedisore e dhënë në vitin 2013 për ndërtimin e dy HEC-ve në Dragobi, është bazuar në argumente shkencore.

Kjo ekspertizë e kohëve të fundit e dhënë nga Dr. Abdulla Diku, Prof. Dr. Anila Paparisto, Prof. Dr. Aleko Miho Dr. Ermelinda Mahmutaj, Prof. Dr. Ferdinand Bego, Prof. Dr. Lulëzim Shuka, Msc. Olsi Nika, Prof. Dr. Petrit Hoda dhe Prof. Dr. Spase Shumka arrin në përfundimin se leja mjedisore për dy hidrocentralet e kontratës së parë në Dragobi përmban shumë mangësi dhe përfundime me të meta të rënda ne studimin mjedisor.

Mbështetur në rishikimet e ekspertëve të fushave, duke përfshirë ekologjinë, florën dhe bimësinë, faunën, pejsazhin, aspektet sociale dhe etike, studimi gjeti se ndikimi i dy hidrocentraleve në kaskadën e Dragobisë mbi florën dhe faunën tokësore e ujore është i fuqishëm.

Ndërkohë, vihet re se ka pasur të meta të rënda në metodologjinë dhe strukturën e Vendimit Ndikimit në Mjedis (VNM), si mosvlerësim i përgjithshëm i ndikimeve, analizë sipërfaqësore e masave zbutëse (e ndikuar kjo nga mungesa e të dhënave), analizë sipërfaqësore (madje mungesë) e ndikimeve të devijimeve dhe zvogëlimit tw rrjedhës së ujit mbi larminë biologjike të ujërave të ëmbla dhe habitateve për rreth.

9 ekspertët e pavarur kanë gjetur në vlerësimin e ndikimit në Mjedis mungesën e përafrimit të integruar të ekosistemeve, mungesën e analizës ndërdisiplinore, mungesën e plotë të komponentëve ekologjikë, floristikë dhe faunistikë, dominimin e përqasjes inxhinerike dhe hidrologjike, varfërinë e elementeve metodologjike të përqasjes, mungesën e alternativave të tjera ndaj ndërtimit të hidrocentraleve dhe përqasjen e varfër të vlerësimit të ndikimeve dhe masave zbutëse.

Bazuar në këto gjetje eskpertët e pavarur të mjedisit  mendojnë se vlerësimi i paraqitur në raport nuk jep asnjë mundësi reale të të kuptuarit të përgjithshëm të ndikimeve mjedisore dhe socio-ekonomike që mund të shkaktojë ndërhyrja në kaskadën e Dragobisë.

Ata shprehen se ky është një shembull tipik ku “skema” paraqet një gjobë për larminë biologjike, natyrën dhe shoqërinë dhe relativisht shembull i zakonshëm i “zhvillimit hidroenergjetik të babëzitur”, kur inxhinierët përpiqen të shfrytëzojnë përqindje të lartë të potencialit të hidrocentraleve (le të themi > 90%) dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë dhe të lënë pas dore të gjitha vlerat e tjera të ekosistemit natyror të lumenjve tanë.

“Ne mendojmë se ka mundësi ndryshe, më pak shkatërruese, por vetëm nëse vlerësimet e shërbimeve të ekosistemeve (krahas shfrytëzimit të potencialit hidroenergjetik) realizohen në mënyrw shkencore duke lënë hapësirë për mbajtjen e shërbimeve të rëndësishme ekologjike për gjallesat dhe shoqërinë” shprehen ekspertwt e pavarur.

Vendimi  i Ndikimit në Mjedis për dy hidrocentralet e Dragobisë është hartuar në Qershor 2013, dhe Leja Mjedisore nga AKM është lëshuar në 23 Korrik 2013, me vlefshmëri vetëm 2 vjet. Në leje theksohet se ajo mund të përsëritet ose dhe anullohet kur shfaqen elementë ekologjikë të panjohura më parë, si në këtë rast.

Është për këtë që ne shpresojmë se të gjitha këto janë arsye që Qeveria të rinisë çështjen e ndërtimit të këtyre HEC-eve” shprehet grupi i eskpertëve.

Raporti i ekspertëve thotë se devijimet e ujit përmes tuneleve dhe zvogëlimi i sasisë së ujit në shtratin lumor do të shoqërohet me pasoja mjedisore të pariparueshme. Në dokument mungojnë analizat e logjikshme.

Rrjedha e ujit është përcaktuesi kryesor i mjedisit fizik në lumenj dhe përrenj, e cila nga ana e saj është një përcaktues kryesor i përbërjes biotike.

Njohuritë e ekspertizës së VNM-së lidhur me mbrojtjen e natyrës, me ekoturizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm janë shumë të cunguara.

ekspertet-per-hecet

/monitor.al/

Komente (2)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej