Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ekonomi: Tiranë-Tel Aviv linjë direkte fluturimi

Nga Klodiana 0

Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Milva Ekonomi ka njoftuar se në bashkëpunim me homologun Yariv Levin u konkretizua linja direkte e fluturimit Tiranë-Tel Aviv.

Sipas një njoftimi për shtyp, kjo linjë direkte do të sjellë një ndikim më të madh në rritjen e fluksit të turistëve në të dyja vendet dhe do të promovojë Shqipërinë turistike në një treg i cili po zhvillohet me shpejtësi kohët e fundit.

Ministrja Ekonomi ftoi zotin Levin që Izraeli të marrë pjesë në panairin “Mediterranean Tourism Fair”, që do të zhvillohet në datën 8-9 prill në Tiranë.

Ministrja Ekonomi zhvilloi dhe një takim mjaft produktiv me kreun e një prej kompanive që ofrojnë shërbime të fluturimeve civile në Izrael, Joseph Adar, për të diskutuar mundësitë reale të operimit të linjës së fluturimit Tiranë-Tel Aviv, duke nisur që prej fillimit të këtij sezoni turistik veror.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej