Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Edi Rama zbythet, emëron veten ministër të Jashtëm

Nga 27-shi 0

I kishte mbetur vetëm kjo zgjidhje e krizës; të emëronte veten ministër të Jashtëm si dhe ia pati kërkuar para do ditësh Kreu i shtetit. Fakti që deri më sot ka lodruar pa Gjykatë Kushtetuese në emër të Reformës në Drejtësi, ka qenë i detyruar të bëjë zgjidhjen e tipit “vetë Ali, vetë kadi”.

Kthimi pas i Gent Cakajt nga Presidenti i Republikës i lë atij vetëm këtë shteg shpëtimi si ka bërë dikur Enver Hoxha dhe shumë më vonë homologu i tij grek Alexis Tsipras. Megjithatë nuk dihet, nëse Edi Rama ka lexuar aq shumë sa Genti, ky riosh aq shumë i ditur, për të cilin shqiptarët anadollakë nuk patë fatin ta kishin ministër.

Në mbledhjen e së hënës së kryesisë së Partisë Socialiste, Edi Rama ka diskutuar pikërisht këtë rrugëdalje nga ngërçi i krizës.

Tani pritet që kreu i shtetit të pranojë shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe të emërojë pa diskutime Edi Ramën ministër të Jashtëm.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej