Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Edi Rama me varkë në Shkodrën e përmbytur

Nga Media 0

E mbani mend Edi Ramën, kur shkonte me varkë në Shkodrën e përmbytur?! Ishte koha, kur qeveriste Berisha dhe Rama nga pozicioni i kryeropozitarit e kishte të lehtë të akuzonte e të bënte show si në këtë video që shfaqet më poshtë.

Me sa duket Rama nuk e kishte menduar se me këtë situatë do të përballej si kryeministër shumë shpejt, që vendi do të përmbytej po njësoj si në kohën, kur drejtohej nga Berisha. Ramës nuk do i ketë vajtur ndër mend se do ta kishte kaq të vështirë të gjente atë “shkopin magjik” për të ndalur rreshjet e vrullshme që në Shqipëri përmbytin po njësoj si në  kohën e Berishës. Vjeshta e sivjetshme ka nisur e tillë. Një natë më parë, u përmbyt Kurbini, ku pati një viktimë.

Kur kërkonte votën e fshatarëve në pranverën e vitit 2013, Rama pati premtuar se nuk do të kishte më përmbytje dhe se gjithçka për bujqësinë do të rregullohej. Ai kishte premtuar se qeveria e drejtuar prej tij do të krijonte të gjitha lehtësirat që fshatarët të mund të punonin dhe të prodhonin për të ushqyer të gjithë shqiptarët, madje edhe për eksport. Rama premtoi se nuk do të përmbyteshin më. Ja çfarë tha Rama në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013.

Në fakt uji në parcela shkon, kur fshatarët nuk e duan dhe shkon për t’i përmbytur ata me shtëpi e katandi. E tillë është situata këto ditë, e pritet që me përkeqësimin e motit vendi të përfshihet nga përmbytjet si përherë.

Vjeshta me rreshje sapo ka nisur, kemi përpara muaj të tërë, kur pritet të përmbytet si zakonisht Shkodra, Lezha apo Kurbini, por edhe zona të shumta në jug të vendit. Pritet të përmbyten, sepse nuk është marrë asnjë nga ato masat që premtoi Rama, kur ishte në opozitë, për të ndalur përmbytjet. Ndaj dhe kryeministrit do t’i duhet shpejt një varkë për të shkuar në Shkodrën e Lezhën e përmbytur, atje ku “era e Rilindjes” ka mbërritur, por nuk është dhe aq e mirë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej