Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Edi Rama si guxon?! A ka më prindër në këtë shoqëri?

Nga Media 0

Nga Endri Shabani

Realisht si guxon në mes të Europës, në 2019 të fusësh policët të rrahin studentët në klasat e tyre?!

Ke vite që i rreh protestuesit, djem, vajza, burra, e gra, në rajone policie apo sheshe. Por sot guxove t’i rrahësh brenda universitetit, në klasat e tyre.

A ka mbetur më një vend i shenjtë ku ti nuk mund të guxosh të futesh me policë?

Kjo mund të ndodhë Korenë e Veriut, në Bangladeshin e viteve 70, në regjimin e Gadafit apo të Enver Hoxhës. Por nuk mund të lejojmë të ndodhë në mes të Europës.

Unë refuzoj të pranoj si normale që policia të rrahë studentët nëpër klasat e tyre, vetëm sepse protestojnë kundër ligjit tënd, të cilin vetë ti po e shkel me të dyja këmbët duke futur policinë.

Dhe unë pyes:

A kanë rektorë këto universitete?

A kanë më dekanë këto fakultete?

A kanë më pedagogë këto auditore?

A ka më Avokat Populli në këtë vend?

A ka President ky shtet?

A ka më deputetë që përfaqësojnë popullin?

Dhe e fundit: A ka më prindër në këtë shoqëri?

Ku jeni?! Çfarë po bëni ndërkohë që fëmijët rrihen, fyhen dhe poshtërohen nga policë që paguhen me paratë tuaja?!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej